Bale: Ronaldo më i miri në botë

53

baleGareth Bale mendon se shoku i skuadrës te Real Madrid, Cristiano Ronaldo është aktualisht futbollisti më i mirë në botë dhe do të udhëheqë ekipin drejt titullit të kampionit në La Ligë. Pavarësisht paraqitjes së shkëlqyer nga Lionel Messi për Barcelonën kundër Manchester Cityt të mërkurën në mbrëmje, Bale është i sigurt se Ronaldo është më i miri në botë.

“Cristiano është futbollisti më i mirë në botë për momentin dhe ne e dimë se sa i mirë është ai”, deklaroi Bale.
“Më ndihmon shumë kur jam në fushë së bashku me të dhe shpresoj të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të fitojmë titullin këtë sezon”.

Reali do të luaj me Barcelonën në La liga më 23 mars dhe Bale shprehet:
“Këto janë ndeshje të mrekullueshme për çdo futbollist. Jemi të uritur të luajmë kundër tyre, dhe nëse është e mundur, sigurisht se duam të fitojmë. Por, dueli i radhës është kundër Malagas ndaj jemi të përqendruar tek ky kundërshtar”.

Statistikat e tij, edhe pse nuk ka luajtur në gjysmën e ndeshjeve të Realit këtë sezon, janë mjaftë interesante. 14 gola ,10 në La Liga dhe 4 në Ligën e Kampionëve, si dhe një numër asistesh në fillim të karrierës së një futbollisti që ka filluar të krijojë historinë te Real Madrid. Së bashku me Ronaldon ato formojnë një dyshe magjike