Publikuar Ne: 22 Maj 2014
90 shikime
BOTA / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Avioni MH370 , rinisin kërkimet nënujore në Oqeanin Indian

kerkime nen ujeKërkimet nënujore rinisën sot në Oqeanin Indian në përpjekje për gjetjen e avionit “Boeing” të kompanisë ”Malaysia Airlines” i humbur më 8 mars pak para ngritjes nga pista e Kuala Lumpurit me 239 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Australia drejton operacionet e kërkimit në ujërat e trazuara në jug të Oqeanit Indian, qindra kilometra nga brigjet perëndimore, me ndihmën e një roboti nënujor amerikan, “Bluefin-21″, në pritje të disa pajisjeve shtesë.
‘Pajisja nënujore e pavarur ‘Bluefin -21′ u dërgua rreth orës 02:00”, bëri të ditur qendra e koordinimit (JACC) të kërkimeve të “MH370″ në Perth. Një transmetues elektroakustik, i aftë për të përçuar në ujë luhatjet akustike në luhatje elektrike kishte zbuluar muajin e kaluar ultratinguj që mund të vinin kutitë e zeza të avionit

91 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok