Publikuar Ne: 19 Prill 2016
531 shikime
Lajmet e fundit / RAJONI | By albaniaplus

Athina negocion për marrëveshje me kreditorët

greqi-flamurNegociatat midis Athinës dhe kreditorëve të saj kanë hyrë në fazën përfundimtare drejt një marrëveshje të mundshme mbi reformat e kërkuara, njoftoi sot qeveria greke, duke përjashtuar miratimin në këtë fazë të masave shtesë të parashtruara nga BE-ja dhe FMN-ja.

“Vlerësimi ynë është që negociatat kanë hyrë në fazën përfundimtare për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme, që do të jetë platforma për arritjen e fazës së parë të rishikimit të programit grek gjatë Eurogrupit, takimi i ministrave të Financave të eurozonës i parashikuar për të premten”, pohoi zëdhënësja e qeverisë, Olga Jerovasili, gjatë një konferencë shtypi.

“Ministrat grekë rinisën sot pasdite bisedimet me përfaqësuesit e kreditorëve evropianë, pas një pushimi dy ditor për zhvillimin e takimit të pranverës së FMN-së në Uashington. Përfaqësuesja e FMN-së do të marrë pjesë ditën e nesërme në takimet e planifikuara”, bëri të ditur Ministria greke e Financave.

532 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok