Publikuar Ne: 10 Janar 2014
104 shikime
AKTUALITET / BOTA / KRONIKE | By albaniaplus

Arrestohet “mbreti” i plehrave të Romës

manlio-cerroni-02Një superaksion i autoriteteve italiane ka vënë në pranga biznesmenin Manlio Cerroni, së bashku me 6 persona të tjerë të lidhur me të, nën akuzën e aktivitetit kriminal, trafik plehrash dhe mashtrim. 

Lajmi eshte dhene nga agjesnia e italiane e lajmeve ANSA dhe me pas nga te gjitha mediat e tjera ne vend. ‘L’Espresso’ shkruan se Manlio Cerroni, i njohur ndryshe si mbreti i plehrave në rajonin e lacios për shkak të monopolit të industrisë, përfundoi në pranga pas 5 vjet hetimesh dhe mijëra telefonatash të përgjuara nga karabinerët e Romës.

Sipas hetuesve, për vite të tëra Cerroni ka qenë padroni i një makinerie parash pa rivalë që përmes mashtrimeve dhe favoreve politike ka fituar miliona euro në mënyrë të paligjshme. ‘Corriere della Sera’ shkruan pas rënies në pranga biznesmenit i janë sekuestruar mbi 18 milionë euro.

Manlio Cerroni përveçse një figurë e njohur në Romë, është një emër i njohur edhe në Shqipëri. Ai është një i aferm i Francesco Becchetti-t, një biznesmen italian, që prej vitesh operon në Tiranë.

Të dy bashkë, Cerroni dhe Becchetti zotërojnë grupin ‘Beg’, i përfshirë në projektin e hidrocentralit të Kalivacit, siç faktohet edhe nga vetë faqja zyrtare e shoqërisë, ku Cerroni shfaqet ne grupin drejtues. Sipas gazetës italiane Manlio Cerroni ka 20 per qind te aksioneve te “Beg”. Ndërkaq vetë Francesco Becchetti, së fundmi ka investuar edhe në tregun mediatik shqiptar, përmes një kanali televiziv.

Te dy, Cerroni dhe Beketi jane te njohur ne Shqiperi edhe vite me pare, kur tentuan qe ne bashkepunim me qeverine ‘Nano’ te ndertonin nje impiant perpunimi te plehrave ne zonen e Kasharit, projekt qe nuk mundi te realizohej per shkak te terheqjes se Qeverise pas protestave te medha te ambientalisteve dhe qytetareve.

Gazeta “L’Espresso” shkruan se rënia në pranga e Cerroni-t, i lënë në arrest shtëpiak për shkak të moshës së thyer 86 vjeç, shënon fundin e perandorisë miliardere që ai kishte ngritur. Siç shkruhet në artikull, biznesmeni në fjalë nuk kënaqej asnjëherë nga marrëveshjet milionere që fitonte duke shfrytëzuar lidhjet e tij me politikën duke kërkuar gjithmonë e më shumë, e madje sipas gazetës edhe të mbetej në histori, si bamirësi i Romës. Por,- vëren gazeta, – punët shkuan ndryshe dhe parabola e Cerroni-t ka filluar zbritjen. Në mënyrën më të keqe të mundshme./tch

105 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok