Publikuar Ne: 3 Nëntor 2015
350 shikime
Lajmet e fundit / RAJONI | By albaniaplus

“Amnesty International”: Dënon BE-në për mbytjen e anijeve në Egje’

amnesty2Filiali grek i ”Amnesty International” dënoi sot apatinë dhe mungesën e vullnetit politik të Bashkimit Evropian dhe Greqisë, pasi 86 imigrantë kanë humbur jetën apo rezultojnë të zhdukur në brigjet e ishujve grekë në detin Egje’ këto gjashtë ditët e fundit.

”Në total, më shumë se 454 imigrantë dhe refugjatë kanë humbur jetën apo rezultojnë të zhdukur gjatë 10 muajve të parë të 2015 në detin Egje, mes Turqisë dhe Greqisë, një prej pikave kryesore të hyrjes së imigrantëve në Evropë”, sipas Amnesty.

Kjo OJQ theksoi se masat e forta sigurie përgjatë kufijve tokësorë në rajonet e Evros (verilindje) mes Greqise dhe Turqisë, ku një mur prej 12,5 kilometrash është ngritur dy vjet më parë, kanë detyruar refugjatët dhe imigrantët të zgjedhin itinerarin më të rrezikshëm për të shkuar në Evropë, nëpërmjet kufirit detar greko-turk në Egje’.

Një manifestim prej më shumë se 500 militantësh u zhvillua të shtunën në Evros për të kërkuar prishjen e murit dhe për të garantuar një kalim tokësor për refugjatët.

Zëvendësministri për Imigracionin, Ioannis Muzalas theksoi sot për të përditshmen greke ”Efimeridha ton sintakton” se shkatërrimi i murit nuk do të kishte rezultate pozitive në këtë kuadër, as për refugjatët, as për Greqinë.

“Sa refugjatë duhet të mbyten dhe sa fëmijë duhet të vdesin për të përmbushur parimet evropiane?”, pyet drejtori i filialit grek të Amnesty, Jorgos Kosmopulos.

Kjo OJQ dhe Këshilli i Evropës kritikuan përveç të tjerave kushtet shumë të këqija të pritjes së refugjatëve në ishujt grekë dhe në Greqinë Kontinentale.

351 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok