Publikuar Ne: 17 Qershor 2014
95 shikime
AKTUALITET | By albaniaplus

Ambasada e SHBA-ve: Mbështetim oficerët e policisë

ambasada-amerikaneeeNë vijim të operacionit kundër lëndëve narkotike dhe krimit në Lazarat, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shprehur mbështetjen e oficerëve shqiptarë në njoftimin e saj ne facebook.

“Ambasada e SHBA mbështet fort përpjekjet e oficerëve ligjzbatues shqiptarë për trajtuar çështjen e kultivimit të jashtëligjshëm kronik të kanabisit në zonën e Lazaratit”, është deklaruar nga ambasada.

Ajo gjithashtu ka theksuar se është e nevojshme të merret çdo masë paraprake për të shmangur viktima:

“Shpresojmë të merret çdo masë paraprake për të shmangur viktima dhe bëjmë thirrje që autorët e veprimtarive kriminale të ndiqen penalisht me të gjithë fuqinë e ligjit dhe të dënohen në mënyrë të përshtatshme. Po ashtu, dënojmë dhunën e drejtuar kundër zyrtarëve ligjzbatues dhe gazetarëve”, theksohet në njoftimin në facebook të ambasadës.

Kujtojmë se deri tani ka patur dy raste gjatë së cilave dy persona janë plagosur. Personi i parë është polici 32 vjeçar,   pjesë e FNSH-së së Shkodrës i cili mbeti i plagosur rreth orës 02:00 pas mesnate. Efektivi i FNSH-së është plagosur në dorë dhe në këmbë. Ai është dërguar menjëherë në spital dhe i është nënshtruar një operacioni për heqjen e plumbit. Ministri i Brendshëm ka vizituar policin mbasditen e sotme

Ndërkohë pasdite është plagosur aksidentalisht edhe një bari 19-vjeçar. Bariu me inicialet D.R nga Ura Vajgurore, mori disa plagë në dorë dhe në këmbë. Menjëherë pas plagosjes ai u transportua në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm. Aktualisht, të dy personat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

96 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok