Publikuar Ne: 5 Prill 2014
67 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Ambasada e SHBA ndalon punonjësit e saj të shkojnë në Lazarat

lazarat-albania-cannabisAmbasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ndalon të gjithë punonjësit e qeverisë Amerikane që jetojnë në Shqipëri, të shkojnë në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

“Ambasada e SHBA në Tiranë njofton shtetasit e SHBA se Ambasada e SHBA u ka ndaluar punonjësve të qeverisë amerikane të udhëtojnë në qytetin e Lazaratit, në rrethin e Gjirokastrës të Shqipërisë jugore”, thuhet në njoftimin që ambasada ka publikuar në gjuhën angleze në seksionin “Security messages for US Cityzen”, të faqes së saj online.

Ambasada e SHBA-së thekon se, “Lazarati njihet si një prej zonave të prodhimit më të madh të marijuanës në Europë”.

“Në 2004-ën një ndërhyrje e policisë rezultoi në një betejë të vërtetë që çoi në shkatërrimin e Postës Policore në Lazarat. Në vitin 2012 policia tentoi të kontrollonte plantacionet e marijuanës, por u përballë me grupe të armatosura”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Që në atë kohë, vijon njoftimi i ambasadës amerikanë në Tiranë, “zona është lënë jashtë kontrollit të ligjit dhe pa praninë e policisë, duke i dhënë mundësi trafikantëve që të lëvizin të lirshëm dhe të ndalojnë hyrjen e personave në fshat”.

68 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok