AMA, miratohet kodi i transmetimit

66

komisioni-mediasAutoriteti i Medias Audiovizuale miratoi sot kodin e transmetimit. Ky kod sipas AMA-s ka rëndësi për transmetimet audiovizuale. Kodi plotëson aktet nënligjore të ligjit të ri për median dhe sugjeron ngritjen e këshillit të ankesave.

Miratimi i Kodit të Transmetimit është vecanërisht i rëndësishëm  në kontrollin e imtësishëm dhe ruajtjen e standardeve për respektimin e të drejtave të njeriut, ruajtjen e privatësisë së individëve, të drejtat universale të fëmijëve dhe respektimin etik dhe ligjor nga ana e subjekteve në transmetimet e tyre. Kodi i transmetimit ka për qëllim të sigurojë pavarsinë dhe paanësinë e veprimtarisë së  mediave audiovizive,  duke synuar që ato të bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshme për rolin e tyre në transmetimin e programeve në përputhje me respektimin e lirive e të drejtave themelore të njeriut.

AMA së bashku me Këshillin e Ankesave do të ketë tashmë mundësinë të monitorojë dhe marrë masat përkatëse kundrejt  subjekteteve audiovizive që shkelin etikën e transmetimit.   Ngritja e Këshillit të Ankesave kërkon shumicë të cilësuar brenda AMA-s dhe procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Ankesave do të nisin menjëherë sapo Kuvendi të plotësojë vendet vakante.  AMA në zbatim të ligjit të ri dhe pas miratimit të Kodit të transmetimit do të marrë masa për shkeljet ligjore dhe etike në transmetimet audiovizive.