Publikuar Ne: 24 Mars 2014
41 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Akuzat e PD-së, dorëhiqet kreu i shërbimeve portuale në Durrës

porti durresDrejtori Shërbimeve Mbështetëse në Portin e Durrësit, Fisnik Myrtezaj dha dorëheqjen ditën e sotme pas akuzave të Partisë Demokratike për trafik droge.

Në një deklaratë për mediat, Myrtezaj i ka mohuar akuzat e PD-së duke i cilësuar si sulme me prapavijë politike. “Unë nuk kam probleme me drejtësinë. Nuk kam qenë dhe nuk jam i ndjekur nga policia. Sulmet ndaj meje janë me prapavijë politike, Organet drejtuese do të vërtetojnë akuzat e PD-së.

Në këtë mënyrë jap dorëheqjen për të mos penguar drejtësinë dhe për të mosnjollosur Autoritetin Portual të Durrësit”, shkruan Fisnik Myrtezaj në letrën e dorëheqjes së tij.

Menjëherë pas reagimit të tij, reagoi edhe Autoriteti Portual i Durrësit, i cili tha se pas verifikime të bëra nga ana e këtij institucioni është arritur në përfundimin se Myrtezaj është i papërfshirë në trafikun e drogës dhe nuk ka qenë në ndjekje penale.

“Nisur nga deklarata e sotme e zëdhënies së PD-së Laura Vorpsi, lidhur emërimin e një drejtuesi në strukturën e APD-së, sqarojmë sa më poshtë:

Fjala është për pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë Operacionale, një nga gjashtë seksionet administrative të APD-së. Në plotësim të vendit vakant, në 02 Dhjetor 2013 në këtë post u emërua një i ri, me eksperiencë menaxheriale në administratën qendrore.

Nisur nga kërkesat e punës në terren, ku njohuritë juridike prevalonin mbi ato ekonomike, morëm në konsideratë zëvendësimin e drejtorit ekzistues me një drejtues të ri, Fisnik Myrtezaj, me profil juridik dhe licencë avokatie”, thuhet në deklaratë.

Në shqyrtimin e CV-së dhe dokumente të domosdoshme të kërkuara, konkretisht Vërtetimit të gjendjes gjyqësore Nr. 4 datë 22.10.2013, kandidati Fisnik Myrtezaj rezulton shprehimisht “i padënuar”. Në këto kushte, pesë ditë më parë Drejtoria e Burimeve Njerëzore e propozoi Myrtezaj për pozicionin në fjalë, propozim i cili u miratua.

Deklarata e zyrës së shtypit pranë PD na shtyu të verifikojmë sërish kredencialet e Myrtezaj, një proces ky nga i cili statusi ligjor i dokumentuar, ai vazhdon të mbetet i papajtueshëm me akuzat e bëra.

Konkretisht u ballafaquam me Vërtetimin e Gjykatës së Rrethit gjyqësor Durrës, ku z. Myrtezaj rezulton se “..nuk është në ndjekje penale..”. Po kështu një Vërtetim i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor konkludon se Myrtezaj “nuk ndiqet penalisht”, përfundon deklarata e Autoritetit Portual Durrës.

42 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok