Published On: Die, Kor 12th, 2015

Aksidentohet deputeti Tom Doshi, dëmtohet automjeti me të cilin udhëtonte

policia-rrugoreAksidentohet me automjetin e tij deputeti Tom Doshi. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:00 në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur Qafë Shtigjan.

Po sipas bluve të Shkodrës automjeti tip Audi me targa AA 833 JV në pronësi të deputetit Tom Doshi që drejtohej nga shtetasi Klodian Mema është përplasur me mjetin BMW veturë me targë AA 435 AR me drejtues mjeti Ramazan Gjekaj.

Fatmirësisht nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale në mjete. Ndërsa policia rrugore po kryen veprimet e mëtejshme.

About the Author

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>