AK, Balla : Kasapi i votës së lirë në sulm për grabitjen e zgjedhjeve

85

rezi-453x340Aleanca Kuqezi, ka reaguar nëpërmjet një deklarate publike, ndaj tentativës së fundit së maxhorancës, për të marrë anëtarin e LSI-së, në KQZ. Sipas AK-së, kasapi i votës së lirë, Berisha ka plan për të grabitur vullnetin e shqiptarëve, më 23 Qershor.

Në deklaratën e tij për shtyp Kryetari i Tiranës për Aleancën Kuqezi, Rezar Balla ka deklaruar se:  “Këmbana e alarmit për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ka rënë prej kohësh, ndërsa tani gjithçka është kthyer në realitet dhe kasapi i votës së lirë është hedhur me të katërta duart në planin për grabitjen e votave për të mbajtur me çdo kusht pushtetin e kalbur” . 

“Vendi rrezikon tashmë jo vetëm respektimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, por shtetasi Sali Berisha po tenton të rikthejë sistemin diktatorial ku opozita është fiktive dhe jo reale në përpjekjen e saj për të ndaluar shkatërrimin e proçeseve demokratike dhe të lira të zgjedhjeve” . 

“Aleanca KuqeZisi e vetmja forcë opozitare që ka qëndruar e palëkundur në pozitën e saj kundër çdo akti tradhëtie të shtetasit Berisha, i bën thirrje mbarë institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë proceset zgjedhore para, gjatë dhe pas ditës së votimit të mbajnë qëndrim jo vetëm përmes deklaratave, por të dënojnë me forcë dhe të parandalojnë kasapin e votës ta rifusë vendin në krizë” . – është shprehur më tej z.Balla.

“Mbajta e pushtetit të kalbur pa dëshirën dhe vullnetin e sovranit është sinjali i urisë për pushtet të paepur të shtetasit Berisha, dhe lëvizjet e fundit politike që në thelb kanë marrëveshjet dhe allishverishet, tregojnë qartë që po shkojmë drejt një modeli Bolshevik të sundimit të Shqipërisë” . – ka përfunduar fjalën e tij Kryetari i Tiranës për AKZ.

en. ko