Publikuar Ne: 27 Maj 2015
268 shikime
OPINION | By albaniaplus

A duhet t’i themi të gjitha ne gazetarët?

gazetariaAurora Allushaj
Çdo ditë opinioni publik informohet deri në detajet më të vogla për veprat penale që tashmë janë bërë si një zinxhir i gjatë dhe i trishtuar i vdekjes dhe zisë. Duket sikur detajet më të frikshme të këtyre ngjarjeve nuk bëjnë më bujë.

Rregulli i profesionit thotë se gazetarët duhet të tregojnë gjithçka. E vërteta duhet absolutisht të stampohet në faqet e gazetës. Duhet të zgjidhen fragmentet më të frikshme, duhet të tregohen njollat e gjakut në mure dhe armët e gjakosura të krimeve. Duhet të ndalet deri në ekzagjërim në detajet dhe në dinamikën e një vrasje apo vetëvrasje. Asgjë nuk duhet të ndikojë tek e drejta e shenjtë për t’u informuar. Nëse nuk do të ndiqej kjo linjë, nuk do të quheshim profesionalisht të besueshëm. Gazetaria nuk do të ishte më një detyrë. Gazetarët nuk do të quheshim të aftë për informim.
Disa dyshime lindin nga “arroganca” e këtyre deklaratave. është e mundur që e vërteta, për tu thënë dhe kuptuar plotësisht ka nevojë për këto mbështetje morboze? Është e nevojshme të provokojmë goditje të fortë emocionale për ta bërë shkrimin më të lexueshmëm dhe për të shtuar kështu edhe numrin e shitjeve të gazetës? Lexuesi, radio dëgjuesi, teleshikuesi a kanë në të vërtetë nevojë për këtë shtesë morboziteti? Si është e mundur që të besojmë se ata nuk kanë inteligjencë të mjaftueshme për të kuptuar plotësisht një vepër penale nëpërmjet një artikulli me të dhënat themelore? Janë disa pyetje në kërkim të përgjigjeve.
Ndoshta profesionalizmi gazetaresk lulëzon në një tjetër përgjegjësi, ka një tjetër frymë njerëzore dhe etike sidomos kur është fjala për të treguar akte që shkatërrojnë individët dhe familjet. Ndoshta këto detaje nuk bëjnë mirë as për informatorin.
Kjo është një çështje që ka ngjallur debat prej kohësh midis gazetarëve dhe publikut të gjerë. Nuk është rasti për të krijuar një listë me emra të mirë dhe të këqinj, sepse puna e të dëgjuarit dhe rrëfyerit të historive është e vështirë për të gjithë. Këtu bëhet fjalë për të menduar për marrëdhëniet mes të vërtetës dhe dinjitetit të njerëzve. Kjo e fundit nuk mund të përjashtohet.
Etika dhe morali gazetaresk shumë shpesh i ngjajnë një filli lehtëisht të këputshëm. Përsa i përket Shqipërisë ky debat ndërlikohet edhe më tepër nga faktorë të njohur tashmë.
Ekziston një ekuilibër për ta bërë të besueshëm profesionin e gazetarit, jo të nënshtruar ndaj interesave që kanë pak ose aspak të bëjë me kërkimin e së vërtetës. Kjo sigurisht nuk është një rrugë e lehtë: Kërkon një proces të vazhdueshëm reflektimi për një profesion që gjithmonë është matur nga lartësia dhe ultësia e njeriut.
Edhe publiku ka përgjegjësi për rritjen e aftësisë të të menduarit kritik në lidhje me informacionin. Shumë gazetarë e kanë arritur, shumë të tjerë do ta arrijnë për hir të një profesioni të ndërtuar me punën e madhe të të dëgjuarit, të menduarit dhe të treguarit.
Nuk është e vërtetë se ky ekuilibër është i paarritshëm: Ekziston një opinion publik që lexon, sheh dhe dëgjon me kompetencë, që di të gjykojë të vërtetën dhe të dallojë shërbimin normal nga shërbimi për interesa të tjera.
Është aleanca midis dy përgjegjësve, gazetarisë dhe opinionit publik, të cilët mund të ndihmojë të vërtetën dhe dinjitetin për të bërë rrugën e tyre çdo ditë, madje edhe në rastet e lajmeve të trishtuara dhe të dhimbshme.

269 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok