Publikuar Ne: 21 Mars 2014
35 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

50-Vjetori i Arkivit të FA-së, Kodheli: Ruajtja e arkivit mbron historinë e një vendi

mimi-kodheli”Arkivi është pasuria e një vendi, ku pasqyrohet rrugëtimi i tij. Historia dhe ruajtja e tij mbron deformimin e historisë”, theksoi Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 50-vjetorit të Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura.

Gjatë aktivitetit, merrnin pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jernoim Baze, Drejtori i Arkivit të Forcave të Armatosura Xhek Ndoi, si dhe punonjës të arkivit qëndror të Forcave të Armatosura.

Në fjalën e saj, Ministrja e Mbrojtjes, tha se “ky arkiv është memoria e Forcave të Armatosura, memoria është histori dhe që të mos deformohet historia duhet të ruhet. Unë kërkoj nga ju më shumë përkushtim dhe ide, sesa rutina e viteve të deritanishme. Sillni ide, projekte, kemi nevojë për mendime efiçente, me propozoni si do ta mbani të shpluhurosur arkivin qëndror të FA-së. Nuk duhet të shihet si oaz i qetë për të dalë në pension, duhet të shërbejë për publikun, duhet të lartësojë kërkimin shkencor”, tha Kodheli.

Në 50-vjetorin e krijimit të Arkivit Qëndror të Forcave të Armatosura, ministrja Kodheli kërkoi nga punonjësit e këtij institucioni më shumë përkushtim e ide të reja. Sipas Kodhelit, ruajtja e këtij arkivi shërben për të ruajtur historinë.

“Bashkëpunoni me partnerë homologë, për të lartësuar një institucion siç është arkivi i FA-së, që të na japë të drejtën të themi që ne ishim aty për t’i lëmë brezave një gjë më të mirë”, ka shtuar Kodheli.
Xhek Ndoi, Drejtor i Arkivës Qendrore të Forcave të Armatosura, në fjalën e tij tha se arkiva është nevoja e shtetit, e brezave, pasi në to gjenden gjurmët e ecurisë së një vendi dhe kështu kthehet në pasuri për brezat.

36 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok