Publikuar Ne: 15 Janar 2014
127 shikime
AKTUALITET | By albaniaplus

21 Janari, Beqaj: Të hetohen deklaratat e mjekëve për vdekjen e 4 protestuesve

mjeket e 21 janaritMinistri i Shëndetësisë Ilir Beqaj kërkon të hetohen deklaratat e mjekëve në lidhje me 4 vrasjet e protestuesve të 21 janarit 2011. Përmes një letre drejtuar Urdhrit të Mjekut Beqaj  kërkon të verifikohen mjekët e spitalit ushtarak Sami Koçeku dhe Alfred Gega në lidhje me deklaratat televizive që ata bënë në lidhje me vdekjen e 4 protestuesve.

Mjekët deklaruan se vdekja e protestuesve kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt.

“Ndërkohë që shumë mjekë e infermierë të përkushtuar ndaj detyrës, qëndronin dhe ju shërbenin pacientëvë, të dy këta mjekë, më qëllim të qartë politik, jepnin intervista në televizione duke  deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjëndjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve: Ziver Veizi  Hekuran Deda, Faik Myrtja, Aleks Nikaj.

Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik.”- thuhet në letrën që i është dërguar Urdhrit të Mjekut.

“Thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti i Mjeksisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikës, por shkojnë deri në element të vepres penale. Kështu, lidhur me shkakun e vdekjes së viktimave, është administruar si prove të cilën po jua paraqesim dhe juve.”- vazhdohet më tej në letrën e ministrit.

128 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok