Publikuar Ne: 17 Prill 2014
907 shikime
Lajmet e fundit / LIFESTYLE | By albaniaplus

18-vjeçarja shqiptare, çmim letrar si Updike, King dhe Capote

INGRID LLAMBINjë vajzë shqiptare ka fituar këto ditë Medaljen e Argjendë në konkursin “Scholastic Art & Writing Awards”, çmim që vite më parë e kanë fituar edhe shkrimtarët e famshëm amerikanë John Updike, Stephen King e Truman Capote.
Ingrid Llambi, nxënëse në vitin e katërt në një nga shkollat e Woodbridge Toronto (Kanada) ka marrë njoftimin e suksesit ditën që ka mbushur 18 vjeç. Bashkë me lajmin se është një nga fitueset mes 255 mijë pjesmarrësve ajo është ftuar të jetë e pranishme në Mbrëmjen e ndarjes së çmimeve që do të zhvillohet më 5 qershor në Neë York.
Familja Llambi ka emigruar në Kanada në vitin 1999, kur Ingridi ishte vetëm 3 vjeç. Letërsia ka qenë pasioni i hershëm i saj dhe siç tregon e ëma, Etleva, megjithëse nuk është inkurajuar në këtë fushë nga prindërit ka shkruar vazhdimisht në “Gazetën e shkollës”. Që nga klasa e katërt fillore, vajza që ka lindur në Durrës është pjesë e shkollave me program të avancuar, si në letërsi ashtu edhe në matematikë, duke fituar edhe subvencionimin përkatës nga Ministria e Arsimit.
Disa muaj më parë Ingridi ka dërguar në konkursin “Scholastic Art & Writing Awards” 10 materiale letrare dhe në përfundim të Konkurimit Rajonal ajo fitoi “Çelësin e artë” në kategorinë e Poezisë, si dhe gjashtë çmime të tjera më të ulët. Poezitë e Ingridit të titulluara “Atelophobia” (frika nga mungesa e përsosmërise) dhe “Graphophobia” shyrtohen përsëri në Komisionin kombëtar të konkursit, së bashku me fituesit e tjerë nga SHBA, Kanadaja dhe studentë të ardhur nga vende të tjera të botës. Që të dyja shpallen fituese dhe i japin vajzës shqiptare “Medaljen e argjendtë”.
Ingridi nuk kishte konkuruar më parë dhe në këtë rast, thjesht kishte dëshirë të verifikonte nivelin e saj-tregon Etleva, e ëma. Tashmë ajo ka aplikuar si studente e letërsisë dhe i ka idetë për të ardhmen shumë të qarta. Bashkë me dy shoqe po punojnë një film me metrazh të shkurtër për një konkurs lokal, ndërsa masteri në letërsi bën pjesë në planet e saj.
Në letrën që i dërgon Komisioni i Konkursit prindërve të Ingridit shkruhet: “Që nga 1923 këto Çmime kanë nxjerrë në pah talente te reja nëpër të gjithë vendin. Duke fituar këtë çmimin Scholastic Art & writing fëmija juaj bëhet pjesë e një trashëgimie të shquar.
Shkrimtarë e Artistë të shquar si Richard Avedon, John Baldessari, Truman Capote, Lena Dunham, Stephen King, Andy Ëarhol, Sylvia Plath, Zac Posen, Ken Burns, Joyce Carol Oats, John Updike and Kay Walking Stick janë fitues të këtij çmimi, nënvizon komisioni në letrën dërguar prindërve Artan Llambi dhe Etleva Domi.
Rreth 255,000 vepra arti dhe krijimtari letrare u paraqitën nga nxënësit e klasave 7-12 këtë vit shkollor. Marrja e kësaj Medalje Kombëtar e radhit fëmijën tuaj brenda grupit prej 1% të të gjithë pjesëmarrësve-vlerëson Komisioni i “Aleanca për shkrimtarët dhe artistët e rinj”.
Finalistët do të nderohen në qytetin e Nju Jorkut në data 5-7 Qershor.
Këto veprimtari, në të cilat do të marrë pjesë edhe 18-je[arja Ingrid Llambi përfshijnë edhe Ceremoninë Kombëtare në Carnegie Hall.

*ATSH

908 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok