Publikuar Ne: 14 Korrik 2015
1215 shikime
KURIOZITETE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

plutonAnija Kozmike e NASA-s “New Horizon” bëri vizitën e parë në Pluton, me një shpejtësi prej 14km/ sek.

Më herët, agjensia hapësinore zbuloi foton më të detajuar deri më sot të planetit. Hetimi lidhej me bërjen e sa më shumë fotoe dhe marrjen e të dhënave shkencore mbi objektin.

Kontrollorët morën një raport të fundit të statusit shëndetësor, para se anija robotike të hiqte antenat nga Toka dhe të përqëndrohej në objektivin e ri.

Të dhëna të reja pritet të njoftohen për agjensinë hapësinore lidhur me misionin. Priten sinjale nga pothuajse 5 miliard kilometra larg.

Ky është një moment historik zbulimi hapësinor, tha shefi i misionit Alan Stern. “Është diçka historike kjo që Shtetet e Bashkuara kanë bërë, dhe skuadra e re e eksplorimit është krenare që ka bërë këtë arritje”.

*O.N

1216 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok